Khabib i përgjigjet Dana Whites për një rikthim në UFC – ylli dagestanez ka mendjen diku tjetër
BILLI

Lexo edheZhbllokohet ndeshja në Drenas, shënohet gol në takimin Feronikeli – Arbëria

Ylli dagestanez njoftoi për pensionim nga sporti i arteve marciale të përziera, pas triumfit nga Justin Gaethjes në muajin e kaluar.
Ai u largua nga UFC me rekordin 29 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje, derisa presidenti Dana White kishte thënë se Khabib i ka premtuar babait të tij se do t’i arrij 30 fitore dhe se do të rikthehet nga pensionimi.
Por, 32-vjeçari nuk mendon ashtu dhe është i përkushtuar në fermën e tij me dele.
“Kam blerë dele, jam i përkushtuar në fermën time. Dua të zhvillojë këtë pjesë paksa”, ka thënë Khabib.

Lexo edheZhbllokohet ndeshja në Drenas, shënohet gol në takimin Feronikeli – Arbëria
“Unë po ashtu kam edhe lopë dhe dema që duhet të përkujdesem, andaj kjo punë më bën mirë”.
“Nuk kam asnjë interesim që të rikthehem në UFC dhe premtimi është premtim dhe nuk duhet thyer”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/