back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKFOR-i patrullon në disa komuna të Kosovës

KFOR-i patrullon në disa komuna të Kosovës

Të ngjajshme

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Roma ka gati “dy bomba” në orët e fundit të afatit kalimtar

Roma dëshiron të bëjë disa goditje të mëdha pak...

Arrestohet një person në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarit policor

Një person mashkull kosovar është arrestuar në rrugën “Fehmi...

KFOR njoftoi se ka kryer patrullime në disa komuna të Kosovës. Këto patrullime, njofton KFOR janë kryer edhe me mjete motorike. Në njoftim thuhet se këto aktivitete, forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive.

“Ushtarë shumëkombësh nga Komanda Rajonale–Perëndim e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan patrullime në disa komuna të Kosovës perëndimore. Përmes patrullimeve me automjete dhe në këmbë, personeli i KFOR-it mbajti një prani të dukshme dhe fleksibile, duke siguruar njohuri të drejtpërdrejta mbi zhvillimet në terren”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla rrisin koordinimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive shumëkombëshe, duke mbështetur njëkohësisht stabilitetin në përputhje me mandatin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz