BDI: Zëvendëskryeministri “i parë” fshin gjuhën shqipe nën emrin e Nënës Terezë

“A ka turp zëvendëskryeministri ‘i parë’ nga identiteti i tij kombëtar, apo i është ndaluar ta promovojë atë?”
Kështu nis reagimi i ashpër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), lidhur me veprimin e zëvendëskryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili ndau një pllakë mirënjohjeje në emër të Nënës Terezë, duke anashkaluar plotësisht gjuhën shqipe — gjuhën që ajo fliste dhe një nga gjuhët zyrtare të shtetit.
Sipas BDI-së, përdorimi i emrit të Nënës Terezë pa përfshirjen e gjuhës shqipe përbën jo vetëm një fyerje ndaj identitetit shqiptar, por edhe një akt të qëllimshëm të zhveshjes së simbolikës kombëtare nga përfaqësuesit institucionalë shqiptarë.
“Fshirja e gjuhës shqipe nga një simbol i përmasave botërore si Nëna Terezë është fshirje e vetë identitetit shqiptar”, thuhet më tej në reagim, duke theksuar se heshtja dhe nënshtrimi institucional nuk mund të justifikohen me asnjë arsye politike.

Lexo edheKFOR në lëvizje, patrullon në disa komuna të Kosovës
Reagimi vjen kundër VLEN-it, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e udhëhequr nga Ali Ahmeti, e cila kërkon përgjegjësi politike dhe respektim të plotë të gjuhës shqipe në të gjitha aktet zyrtare.














