back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportKF Drenica me komunikatë, reagon ndaj padrejtësive që po i bëhen

KF Drenica me komunikatë, reagon ndaj padrejtësive që po i bëhen

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Pas ndeshjes së javës së 21-të, në mes të KF DRITA dhe KF DRENICA e zhvilluar në GJILAN me 12.03.2017, Kryesia e KF Drenica ka mbajtur një mbledhje me datën 13.03.2017 në ora 14:00, dhe duke analizuar rrjedhën e takimit doli me këtë:

KOMUNIKATË

Me anë të kësaj shkrese, dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë sportdashës, Mediat dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, që tashmë u bë hera e tretë që shkruajmë Komunikatë dhe si duket askujt nuk po i interesojnë reagimet dhe shkrimet tona. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan Drita – Drenica, me datën 12.03.2017, nga ora 13:00, mikpritja ishte shumë e mirë nga ana e drejtuesve të Dritës për qka duhet falënderuar dhe ua urojmë fitoren, ndërkohë edhe loja në fushë ishte fer dhe korrekte, mirëpo jo edhe referimi. Ndonëse ishin gjyqtarët e FIFA-s, në këtë takim, pati dy demtime për skuadrën tonë të cilat ndikuan direkt në rezultat. Së pari në minutat krejt në fillim të ndeshjes tek rezultati 0:0, gjyqtari Genc Nuza, nuk akordon penallti të paster e cila u shkaktua në sulmuesin tonë, Granit Arifaj, nga mbrojtësi kundershtar, Erdin Hashani (Deshmi, fotot e bashkangjitura me këtë komunikatë, si dhe video raporti i ndeshjes). Vetëm Genc Nuza e heshti këtë rast, madje duke bërë më dorë që Arifaj duhet të ngrihet kinse nuk ka ndodhur asgjë, kurse fotot dhe videot dëshmojnë që Arifaj është tërhequr vazhdimisht nga Hashani deri sa është rrëzuar dhe së Arifaj kishte topin në pronësi, ne nuk e dijmë si duhet të jetë ndryshe penalltia. Më pas, pas golit të Dritës, i cili ishte gol i rregullt, erdh edhe reagimi i jonë, ku barazuam rezultatin, po per qudi, asistenti, Bujar Selimaj, e ngriti flamurin për pozitë jashtë loje, me c’rast u hamenden edhe shikuesit e Dritës dhe futbollistët, të quditur me vendimin e ansorit, Selimaj, ku nga fotot shihet qartë që pozita ishte e rregullt dhe se futbollisti Viktor Kuka dhe Gëzim Gashi (Në anën e majtë në foto), e mbajtën në lojë lojtarin, Kreshnik Lushtaku. Ndërkohë, Nuza për të treguar ‘autoritetin’ e tij, pa filluar pjesa e dytë, perjashton përfaqësuesin tonë zyrtar, pa asnje arsyetim dhe zyrtari ynë pa bërë asnjë reagim jashtë rregullave, madje gjatë gjithë takimit nuk ka dal asnjëherë nga bankina e delegatit, shihet edhe në xhirimet televizive, madje askush nuk e kuptoi pse ai u perjashtua, madje as vezhguesi i ndeshjes, kurse e njejta gjë nuk vlente edhe për Ismet Munishin (për të cilin klubi ka respekt të madh), i cili futej thuajse në fushë për të reaguar ndaj vendimeve të Nuzës, si ndodhi në fundin e ndeshjes, pas rastit të rrëzimit të Alban Shillovës afër zonës, kur Nuza nuk akordoi gjuajtje të lirë (deshmi fotot dhe inqizimet televizive), por gjyqtari si duket nuk kishte guxim as t’ia terhiqte vërejtjen e lërë më ta përjashtonte ndonese sic shihet ne foto, vazhdimisht i kishte sytë në drejtim të trajnerit (Munishi). Cka është duke ndodhur kështu, pse askush spo merr masa dhe të gjithë po bëjnë si të heshtur përballë padrejtësive ndaj skuadrës tonë. Pse duhet Drenica të humbet gjithmonë si mysafir dhe këtë më ‘gabime’ të gjyqtarëve. Pse duhet që Drenica të pësojë gjithmonë kështu? Cfarë duhët të bëjë Drenica? Të rikthehet kohërave të vjetra? A po e kërkoni këtë? Pse po i jepni hije te keqe futbollit? Pse duhet gjithmonë që Drenica të reagojë, pse duhet gjithmonë ne ta marrim mundin për të shkruar të tilla komunikata për media? A po ndodh kjo veq pse ne po sillemi në mënyrën më të mirë të mundshme? Shihni sa hërë kanë fituar ekipet mysafire me meritë në Skenderaj dhe ne i kemi përcjellur me duartrokitje. A nuk po i merr parasysh askush reagimet e klubit tonë, dhe vetëm po i hudh në shportën e mbeturinave? A po funksionojnë organët gjegjëse të FFK-së, për të marrë masa preventive, sepse denimi i gjyqtarëve pas ndeshjeve s’është zgjidhje, pasi pikët më nuk kthehen? Ku t’i marrë Drenica pikët e humbura nga gjyqtarët, nga dëmtimet që na janë bërë në vjeshtë dhe në pranverë? A ka FFK-ja ndonjë përgjigje për klubin tonë, për këta donatorë, të cilët po japin paratë nga bizneset dhe nga gjepi i tyre për ta mbajt gjallë këtë skuadër? A duhet të fitojë ai që e meriton a po duhet që tjetërkush të përcaktojë fituesin në një ndeshje?. Ne si klub, po shqyrtojmë seriozisht vazhdimin e garave të metutjeshme, sepse ne nuk kemi investuar dhe nuk kemi nevojë të investojmë nese dikush tjetër duhet të përcaktojë fatin e dueleve tona, dhe në rast se tjetërkush ka vendosur që Drenicën ta largojë nga elita e futbollit Kosovarë. Në të t’ri reagimet që kemi bërë, përveq që gjyqtarët kanë pushuar asgjë tjetër nuk është ndërrmarrë për të parandaluar padrejtësitë ndaj klubit tonë, kurse shihet që edhe skuadrat tjera kanë verëjtje të mëdha në ndarjen e drejtësisë. Pse FFK-ja nuk po ndërmerrë asgjë. Ju njoftojmë gjithashtu që, meqë organët e FFK-së, nuk po ndërrmarin asgjë në lidhje më këtë ceshtje, atëherë ne jemi duke shqyrtuar mundësinë t’i shkruajmë direkt, UEFA-s dhe FIFA-s. Por, fillimisht do të takohemi me zyrtarët e lartë të FFK-së, por nëse vazhdohet kështu dhe nuk ka përmirësime, atëherë neve nuk na mbetet zgjidhje tjetër, vetëm t’i drejtohemi dy insitucioneve ndërkombëtare, UEFA-s dhe FIFA-s. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj duke shpresuar që do bëni dicka në lidhje më shkrimet dhe reagimet jo vetëm të klubit tonë ndaj gjyqtarëve, po ndaj secilit klubit të cilit i bëhet e padrejtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz