Këto janë pagat në Kosovë

Niveli i pagave në Kosovë ende mbetet në nivel jo të dëshiruar.
Pagat me të larta në vend janë tek sektori publik, ndërsa pagat më të ulëta janë për punëtorët që i shërbejnë sektorit privat.
Në një raport të publikuar mbi të dhënat e pagave nga viti 2012 deri në vitin 2018, sipas ASK-së, ka një rritje të pagës mestare, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, jo të gjithë sektorët patën rritje të shprehur të pagave nëpër vite.
Në sektorin publik, paga mesatare bruto, për periudhën 2012-2018, u rrit për 125 euro.
Te sektori privat, kishte vetëm një rritje prej 17 eurosh për periudhën në fjalë, nga 367 në 384 euro.
Lexo edheVëllau i Agim Veliut shkruan për koalicionet paszgjedhore, opsion të parë e ka PDK-në (Foto
Kurse, te ndërmarrjet publike, pati rritje më të madhe me 149 Euro më shumë se viti 2012. Paralel u rritën edhe pagat neto.
Paga mesatare bruto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte tek: Furnizimi me energji elektrike, gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 843 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 717 euro, pastaj xehëtari dhe gurëthyes me 639 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 256 euro.
Më poshtë mund të shikoni tabelën me aktivitetet ekonomike dhe llojet që paguhen me shumë./Indeksonline/















