back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKëto 5 komuna dalin nga “ora policore”

Këto 5 komuna dalin nga “ora policore”

Të ngjajshme

“Shumë dashni për fëmijët e lagjes Ulpiana”, Përparim Rama publikon video nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar disa fëmijë...

Komandanti i KFOR-it në Tiranë: Siguria në Kosovë dhe rajon mbetet prioritet

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO,...

Shkarkimi i Bayrou nga detyra, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si...

Shqipëria publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka publikuar formacionin zyrtar për...

Gjilani, Gjakova, Kamenica, Graçanica dhe Kllokoti kanë dal nga zona e kuqe e rrezikshmërisë me COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në një konferencë për media, Zemaj ka njoftuar se pesë komunat kanë kaluar në dy zonat e tjera të kategorizuara sipas rrezikshmërisë me epideminë COVID-19.

“Edhe sot si çdo ditë por tash edhe çdo të premte tjetër me dr. Naser Krasniqin jemi këtu për të folur për gjendjen epidemiologjike. Në zonën e kuqe janë 11 komuna, nga 16 sa ishin javën e kaluar. 11 komuna janë në zonën e verdhë, ndërsa 16 komuna në zonën e gjelbër”, ka thënë Zemaj.

“Në zonën e kuqe janë 11 komuna: Prishtina Zveçani, Zubin Putoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva”, ka thënë Zemaj.

Javën e kaluar në këtë zonë ishin 16 komuna në total.

Zemaj ka paralajmëruar masa të reja anti-COVID në nivel vendi. Ka thënë se masat do të njofton publikisht brenda dy ditëve të ardhshme.

“Ministria e Shëndetësisë bashkë me kryeministrin dhe qeverinë jemi duke përgatitur masa të cilat do të jenë në fuqi nga java e ardhshme, dhe do të jenë në fuqi në nivel vendi, e jo për komuna veç e veç”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz