BallinaRegjionaleMitrovicëKështu duket ish-hotel “Adriatiku” një ditë pasi humbi jetën 27 vjeçari |VIDEO

Kështu duket ish-hotel “Adriatiku” një ditë pasi humbi jetën 27 vjeçari |VIDEO

Të ngjajshme

Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë: Nafta 1.64€, benzina 1.39€, gasi 0.87€

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe...

Sadiku me fitore bindëse në Kupën e Botës në Brazil

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore bindëse...

FSK-ja ndan detaje nga vizita disa-ditore e gjeneralit Osborn

Agjutanti i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowas (GKA),...

Një pjesë e ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë është shembur gjatë ditës së djeshme.

Nga shembja mbrëmë pas mesnatës u nxor nga gërmadhat Visar Behrami, 27 vjeçar, i cili ishte duke punuar në hotel, njofton Klan Kosova.

Bashkë me të ndjerin ishin duke punuar edhe tre punëtorë të tjerë, të cilët shpëtuan nga shembja.

Teksa punëtorët ishin duke pastruar katin e parë të objektit, i ndjeri kishte hipur në skelë dhe kishte prerë shtyllën e katërt me radhë të katit të parë dhe në këtë moment punëtorët kishin vërejtur shembjen dhe kishin ikur në drejtim të derës së hyrjes, ndërsa viktima nuk kishte arritur të ikë.

Në redaksinë tonë kanë arritur pamje nga hoteli se si duket sot, një ditë pas shembjes.

Klan Kosova që nga momenti i shembjes e deri tek varrimi vazhdimisht ka raportuar për ngjarjen.

Këto janë disa nga lajmet për këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz