Këmbësori goditet për vdekje, Policia jep detajet
BILLI
Lexo edheMësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Ivan Ristiqit
Policia ka arrestuar një person në Kaçanik, pasi që i njëjti kishte shkaktuar aksident me fatalitet.
Mëngjesin e ditës së djeshme në Kaçanik një person kishte shkaktuar aksident, kështu duke e goditur për vdekje një këmbësor.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte duke drejtuar një kamionetë me targa vendore dhe pasi që kishte goditur këmbësorin, viktima nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

Lexo edheMësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Ivan Ristiqit
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.