Kasami ndërpren kontratën me Sampdorian

Aventura e Pajtim Kasamit te Sampdoria ka marrë fund.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, në një postim në “Facebook”, kumtoi largimin e tij nga skuadra e Serie B-së, ku qëndroi dy vjet e gjysmë.
“Tani për tani dua të të them faleminderit. Fillimisht faleminderit tifozëve, veshja e kësaj fanelle para jush ishte një emocion që nuk do ta harroj kurrë. Kemi qarë, por gjithmonë e kemi bërë bashkë. E shijova çdo minutë të kësaj eksperience dhe do të të mbaj gjithmonë në zemrën time: Do të jem gjithmonë njëri prej jush. Kam vuajtur kaq shumë këto muaj në heshtje dhe mbrëmë erdhi vendimi.

Lexo edheZyrtare: Mërgim Vojvoda i bashkohet Comos
Dua të falënderoj gjithashtu Andrea Radrizzani, presidentin Manfredi, Mister Pirlo, Mancini dhe Legrottaglie që besuan tek unë. Faleminderit të gjithë stafit: nga fizioterapeutët tek mjekët dhe në fund kolegëve të mi. Ju uroj gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit. Shko merri këto ngjyra atje ku e kanë vendin!
Ishte kënaqësi, nder, emocion i fortë. Faleminderit. Gjithmonë dhe sidoqoftë forca Sampdoria”, u shpreh Kasami.
Kasami, ju kishte bashkuar Sampdorias në vitin 2023 nga Olympiacos, ku kishte bërë 39 paraqitje dhe shënoi 6 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/














