BallinaSportZyrtare: Mërgim Vojvoda i bashkohet Comos

Zyrtare: Mërgim Vojvoda i bashkohet Comos

Lojtari kosovar, Mërgim Vojvoda ka ndërruar skuadër në këtë afat kalimtar të janarit.

Vojvoda, i bashkohet skuadrës së Comos në ditën e fundit të merkatos së janarit, me skuadrën nga veriu i Italisë që pagoi rreth 2.5 milionë euro për shërbimet e kosovarit.

Vojvoda, do të nënshkruajë kontratë trevjecare me Comon ku pritet të fitojë rreth 2 milionë në vit.

Mbrojtësi kosovar, kishte qenë pjesë e Torinos që nga viti 2020 ku kishte bërë 127 paraqitje./IndeksOnline/

- Advertisement -