back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKapet në Zvicër karteli ballkanik i drogës, për herë të parë e...

Kapet në Zvicër karteli ballkanik i drogës, për herë të parë e filloi biznesin me shqiptarët

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Autoritetet zvicerane kanë kapur një kartel ballkanik të drogës, me 600 kilogram kokainë të konfiskuar në Bazel. Personat e arrestuar janë nga Ballkani, ndërsa bëhet e ditur se në krye të këtij karteli qëndron një kroat i cili e ka menaxhuar atë nga Zagrebi.

Vlera e drogës së konfiskuar është 55 milionë franga zvicerane, këtë e ka konfirmuar zyra e prokurorit të Bazelit. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në Zvicër.

Një 35 vjeçar kroat, një 46 vjeçar çek dhe një 59 vjeçar malazez janë ndër të arrestuarit. Në makinë, janë gjetur 21 çanta të kokainës.

Sipas prokurorisë, droga ka ardhur nga Kroacia. Autoritet kroate kanë njoftuar se do të kërkojnë ekstradimin e tre personave të akuzuar.

Nga ky operacion është koordinuar nga Interpoli, madje për të njëjtin rast, edhe 5 persona tjerë janë arrestuar në Hong-Kong.

E medium zviceran, 29 minuten, ka shkruar se 59 vjeçari malazez njihet me emrin Michael Dokoviç. Sipas tyre, ai për herë të parë ishte futur në biznesin e drogës në vitin 1990 me disa shqiptarë nga Kosova. Në vitin 1994, ai ishte vendosur në Florida dhe ishte martuar me një amerikane.

Sipas Europol, aeroplanë privatë të mbushur me kokainë shpesh herë janë nisur nga Amerika Latine, transmeton Gazeta Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz