Kaos në Kuvendin e Mitrovicës: Dyshohet për konflikt fizik mes stafit të Pecit dhe PDK-së
dp

Lexo edheNë Tiranë, nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përplasje verbale mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës dyshohet se ka eskaluar në konflikt fizik.
Në incident dyshohet se janë përfshirë drejtori dhe pjesëtarë të stafit të Faton Pecit, si dhe asamblistë të Partisë Demokratike të Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Përplasja ka nisur gjatë zhvillimit të seancës së sotme, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në eskalimin e situatës.
Lexo edheNë Tiranë, nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me persona të lënduar apo nëse rasti është raportuar në organet kompetente.