Kryetari i veteranëve të Kamenicës viziton krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta të fortë dhe të palëkundur
dp
Lexo edheKOSTT-i pranon të gjitha gjetjet e auditorit, Mustafa kritikon ndarjen e 54 mijë eurove në 72 kontrata
Përmes një postimi në Facebook, Limoni ka bërë të ditur se vizitat janë zhvilluar më 23, 24 dhe 25 nëntor, duke shprehur gëzimin për gjendjen shëndetësore dhe qëndrueshmërinë e tyre.
“Më gëzoi pa masë fakti që i gjeta mirë me shëndet, të fortë dhe të palëkundur, si gjithmonë. Qëndresa, dinjiteti dhe forca e tyre janë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Limoni.
Ai ka veçuar takimin e sotëm me Salih Mustafën, të njohur si komandant Cali, me të cilin ka kaluar 3 orë.
“Më habiti dhe më emocionoi qëndrimi i tij, ashtu siç e kam njohur gjithmonë: i fortë, i qetë dhe plot dinjitet. Tri orë që kaluam së bashku m’u dukën si tre minuta”, ka shkruar ai.
Lexo edheKOSTT-i pranon të gjitha gjetjet e auditorit, Mustafa kritikon ndarjen e 54 mijë eurove në 72 kontrata
Limoni ka shprehur respektin dhe krenarinë për kontributin e tyre në luftën për lirinë e Kosovës, duke përmbyllur postimin me thirrjen “Liri për çlirimtarët!”.