IKShPK apelon për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje
dp
Lexo edheGjendet pa shenja jete një vajzë në Leshan të Suharekës, Policia nis hetimet
Në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, IKShPK ka rikujtuar se antibiotikët nuk duhet të përdoren për infeksione virale, si ftohja, gripi apo dhimbjet e fytit me origjinë virale.
Instituti ka apeluar që qytetarët të mos i ndajnë antibiotikët me persona të tjerë dhe të mos i ruajnë barnat e mbetura për përdorim në të ardhmen.
Sipas IKShPK-së, këto barna duhet të merren vetëm me rekomandimin e profesionistëve shëndetësorë.
Lexo edheGjendet pa shenja jete një vajzë në Leshan të Suharekës, Policia nis hetimet
“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër!”, thuhet në apelin e institutit. /Lajmi.net/