Ekspozoi armën në rrjetet sociale dhe u kanos policëve, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
dp
Lexo edheKaos në Kuvendin e Mitrovicës: Dyshohet për konflikt fizik mes stafit të Pecit dhe PDK-së
Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar gjatë paradites së 25 nëntorit, pas pranimit të informatave dhe sigurimit të provave se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.
Gjatë sekuestrimit të armës, i dyshuari dyshohet se është kanosur zyrtarëve policorë.
Pas bastisjes, personi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Lexo edheKaos në Kuvendin e Mitrovicës: Dyshohet për konflikt fizik mes stafit të Pecit dhe PDK-së
Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”./lajmi.net/