Kandidati për kryetar të Skënderajt shkel ligjin për duhanin
BILLI

Lexo edhePritje e madhe për Ramiz Lladrovcin në Terstenik të Drenasit (FOTO)

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është parë sot me dy anëtarët të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiun – po ashtu deputet i Kuvendit të Kosovës – dhe Nuredin Lushtakun.
Në një fotografi që ka siguruar Insajderi, shihen Jashari, Haxhiu dhe Lushtaku me disa persona të tjerë duke kaluar kohë së bashku në një vend publik.
Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari shihet me një cigare para vetes, edhe pse konsumimi i duhanit në ambiente publike është i ndalueshëm me ligj, raporton Insajderi.


Lexo edhePritje e madhe për Ramiz Lladrovcin në Terstenik të Drenasit (FOTO)
Jo vetëm Jashari, por edhe shoqëruesit e tij në lokal kanë para vetes cigare.
Jashari, si kandidat i pavarur në Komunën e Skenderajt, ka marrë mbështetje nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Dje gjatë ditës, Bekim Jashari është pritur në një takim zyrtar nga kryeministri Ramush Haradinaj. /Insajderi.com