Edhe pse krerët e partive politike në vend ka kohë që kanë proklamuar dekriminalizimin e politikës, një gjë të tillë ndonëse e kanë mundësinë nuk po e bëjnë tash në prag të zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor. Në listat e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike gjenden jo pak persona që po hetohen për probleme me ligjin, persona që kanë qenë të dënuar për vepra penale ose kanë aktakuza të ngritura për “Korrupsion”.
Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj e Gani Dreshaj janë disa nga kandidatë për deputetë në listën e koalicionit AAK – PSD, të cilët kanë probleme me ligjin. Partia Demokratike e Kosovës, kreu i së cilës i ka shpallur luftë korrupsionit, ka publikuar të dielën listën e kandidatëve për deputetë, në të cilën nuk ka përfshirë të tillë me aktakuza ose të dënuar për “Korrupsion”.















