back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeKosovëKadri Veseli në Llap: Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve

Kadri Veseli në Llap: Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve

Të ngjajshme

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sonte takim me qytetarë të zonës së Llapit.

Veseli ka bërë të ditur se ka ndaluar në Dumnicë të Podujevës, nga tha se u prit nga qindra aktivistë e dhjetra qytetarë që iu janë bashkuar PDK-së, njofton Klan Kosova.

I pari i PDK-së theksoi përmes facebook se lufta kundër korrupsionit iu përket të gjithëve.

”Ndalesën e fundit sot e pata në Dumnicë të Podujevës ku u prita përzemërsisht nga qindra aktivistë e dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar Partisë Demokratike të bindur se partia jonë ka vizionin e duhur për të ardhmen.

Të pranishmëve të shumtë u thashë se ne jemi mbledhur bashkë, jo për të mbledhur vota për pushtetin, por për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës.

Lufta kundër korrupsionit na përket të gjithëve e më së shumti ka të bëjë me fëmijët tanë të cilët po emigrojnë sepse nuk po gjejnë mundësi këtu. Kjo duhet të marrë fund dhe nëse bëhemi të gjithë bashkë patjetër se do të marrë fund.

Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju doni që të ndalet emigrimi i rinisë!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz