back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeE dhunuara nga forcat serbe: Mbeta shtatzënë, e kam rrit fëmijën e...

E dhunuara nga forcat serbe: Mbeta shtatzënë, e kam rrit fëmijën e dhunuesit

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

E ftuar në Frontal, ishte njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo në Frontal, tha se sa herë vjen marsi, i kujtohen skenat e tmerrshme të dhunimit nga serbët. Ndërsa shton, se gjatë dhunimit, ishin maltretuar, duke u djegur me cigare, nga ku sot e asaj dite i ka shenjat në trup.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rreh, na kanë djeg me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi there me thikë, me na i prishë bukurinë dhe me na i lënë shenjat që me na u kujtua kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf me djegë trupin tim krejt, mos me i kujtua ato ditë. Mendojsha vec qysh me vdekë.

Tutje, e dhunuara gjatë luftës tha se goditjen më të madhe e kishte marrë kur ishte kthyer në shtëpi. Në takimin me burrin, kur ia kishte shpjeguar gjërat, ai i kishte thënë se nuk është më gruaja e tij. Ndoshta, sipas saj, këtë veprim e bëri edhe për faktin që ajo gjatë dhunimit nga serbët, mbeti shtatzënë. Kurse fëmijën, thotë që 6 vite ia rriti motra, ndërsa tani, atë fëmijë e do më shumë se vetën e saj.

“Kur jam kthyer në shtëpi, burri me ka pyetur se çka ka ndodh. I thashë që ata nuk na kanë marrë me na qarrosë, e as me na shëtite. I thashë pse nuk me mbrojte, pse nuk dole para automatit e me thënë që mos e merrni gruan time, po mua. I tregova se çfarë ka ndodhur, me tha prej sot nuk je gruaja ime!” Unë mbeta shtatzënë nga ai dhunim. Për 6 vite s’kam dashtë me pa, e ka rrit motra, por tani e jepi shpirtin për të”, deklaroi e viktima e dhunës seksuale në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz