Warren Buffett është personi i tretë më i pasur në botë dhe ka një vlerë neto prej 86 miliardë dollarësh.
Ai është gjithashtu një nga miliarderët më kursimtar, i njohur për strategjitë e tij praktike investuese dhe jetës modeste.
Mediumi prestigjioz Business Insider ka publikuar një video dhe detaje për të mësuar se si Buffett bën dhe shpenzon paratë e tij, përcjell Telegrafi.
Dhe siç thuhet aty, në vitin 2018, vlera neto e Warren Buffett ishte 88 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e tretë më të pasur në botë.
Por Buffett nuk shpenzon si kolegët e tij të miliarderë. Ai jeton në të njëjtën shtëpi që bleu në vitet ’50 dhe nuk bën blerje luksoze.
Megjithatë, 88-vjeçari konsiderohet si një nga filantropët më bujarë në planet. Kjo pasi që, që nga viti 2000, ai ka dhuruar 46 miliardë dollarë për shkaqe të ndryshme.
Siç thuhet tutje, ai kishte një dëshirë për të fituar para në një moshë të re.
Buffett është djali i një kongresisti amerikan, dhe ai bleu stokun e tij të parë kur ishte vetëm 11 vjeç.
Si një adoleshent, ai shpërndau gazeta dhe fitoi 175 dollarë në javë. Megjithatë, në atë kohë, kjo ishte më shumë se mësimdhënësit e tij.
Ai gjithashtu lustroi makina, shiste topa të golfit dhe pulla, dhe në moshën 16 vjeçe, ai kishte grumbulluar 53,000 dollarë.
Ai fitoi shumicën e pasurisë së tij pas 50 vjetorit të lindjes – 99 për qind e pasurisë së tij është e lidhur me Berkshire Hathaway, një konglomerat që zotëron kompani, përfshirë Geico, Duracell dhe Dairy Queen së bashku me investime të mëdha në Coca-Cola, Heinz dhe Bankën e Amerikës.
Si kryetar dhe drejtor i kompanisë, Buffett u bë një nga investuesit më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Pra, çfarë e bën Warren Buffett “të veçantë”?
Ai bleu shtëpinë e tij në Omaha, Nebraska, në vitin 1958 për 31.500 dollarë. Ajo shtëpi, që nga viti 2017, ka vlerë mbi 652,000 dollarë.
Dhe Buffett e quan atë investimin e tretë më të mirë që ai ka bërë ndonjëherë.
















