Kuvendi mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë
dp

Lexo edheHamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, deputetët do të shqyrtojnë pesë pika të rendit të ditës, ndërsa vëmendje të veçantë pritet të marrë deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.
Në seancë parashihet edhe betimi i deputetëve të rinj, zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Grupit Parlamentar të PDK-së dhe formimi i komisioneve parlamentare.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
Betimi i deputetëve;

Lexo edheHamza në Këshillin Drejtues të PDK-së: Mbrojtja e çlirimtarëve dhe e së vërtetës për luftën të jetë prioritet shtetëror
Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 16 shtator 2026;
Zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i PDK-së;
Formimi i komisioneve parlamentare.
Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nga ora 11:00./lajmi.net/