SHBA i ndalon hyrjen në territorin e saj kryeministrit çeçen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë vendosur t’ia ndalojnë hyrjen në territor kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev, transmeton Gazeta Metro.
Një vendim i tillë është bërë i ditur në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, ku thuhet se kjo ndodhi për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.
“Vendimi është marrë sipas një ligjit që përcakton sanksione kur ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, tutje bëhet e ditur se departamenti ka informacione të besueshme se Khuchiyev është përfshirë edhe në akte të torturës.
Ndërkaq, edhe gruaja e Khuchijev, Sapiyat Shabazova, gjithashtu u sanksionua.
Lexo edheHoteli me pishinë në Alpet e Zvicrës që njerëzit po e quajnë “shkallët për në qiell”
Departamenti i Shtetit tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kohët e fundit arriti në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë “shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut”.
Madje, OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të mbajë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev./gazetametro.net














