BallinaLajmeJuncker e quan qesharak Parlamentin Evropian pasi shumica e deputetëve s’marrin pjesë...

Juncker e quan qesharak Parlamentin Evropian pasi shumica e deputetëve s’marrin pjesë në seancë (Foto)

Të ngjajshme

Deliu: Kurti pa përpjekje për presidentin – vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka...

Presidenti i Finlandës telefonatë me Trump: Po formohet një NATO më evropiane

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se “po formohet...

Ky është i riu 18 vjeçar që humbi jetën nga një aksident tragjik në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në...

Klubi i njohur gjerman shkruan për Franco Fodën dhe arritjet e tij me Kosovën

Klubi gjerman Bayer Leverkusen i ka kushtuar një shkrim...

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-claude Juncker, i ka sulmuar ashpër anëtarët e Parlamentit Evropian për mospjesëmarrje në një seancë të mbajtur sot.

Duke qëndruar në këmbë në sallën pothuajse të zbrazet të Partlamentit në Strasburg, Juncker e ka quajtur qesharak, tërësisht qesharak, parlamentin, transmeton Express.

Duke vlerësuar se vetëm rreth 30 deputetë ishin prezent, ai ka thënë se kjo dëshmon se parlamenti nuk është serioz.

Por, atij i ka reaguar ashpër presidenti i parlamentit, Antonio Tajani, duke e akuzuar për mungesë respekti.

“Mund ta kritikosh parlamentin, por nuk punë e komisionit ta kontrollojë parlamentin, është parlamenti ai që duhet ta kontrollojë komisionin,” ka thënë ai.

Përleshja mes tyre ka vazhduar. Juncker, i cili është në krye të organit ekzekutiv të BE-së, i qortoi në mënyrë agresive ligjvënësit evropianë për mospjesëmarrje në seancën që u mbajt për ta rishikuar kryesimin e presidencën gjashtëmujore të BE-së nga Malta, anëtarja më të vogël të BE-së.

Kjo ishte njëra nga mosmarrëveshjet më hidhura publike mes zyrtarëve të BE-së në vitet e fundit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz