Jetonte në rrugë dhe u shtrua në urgjencë: Qentë e tij e presin jashtë portës së spitalit (FOTO QE PO BËN XHIRON E BOTËS)
BILLI

Lexo edheFëmijëve që e përdorin shumë telefonin u zvogëlohet inteligjenca, kujtesa dhe struktura e trurit

Kanë pritur pronarin e tyre për gjithë natën jashtë spitalit. Afër njëri tjetrit. Pa shqetësuar kënd. Protagonist të kësaj historie që ka bërë xhiron e botës falë një foto të postuar në rrjetet sociale, janë katër qentë e Cesarit, një i pastrehë në Rio do Sul, në Brazil.
“Nuk kishim parë më parë një gjë të tillë – ka shkruar Cris Mamprim, që ishte në turnin e natës në spitalin rajonal Alto Vale kur arriti pacienti. “qentë, ishin mbajtur mirë”.
Cesari shpjegon Cris Mamprim, ka treguar se nuk është ushqyer më për të ushqyer qentë e tij. “Eshtë një person i thjeshtë – thote Cris Mamprim – që tani ka nevojë për ndihmë për kaluar paushqyerjen, të ftohtin dhe dhimbjen. Nuk e di sesi është jeta e tij, sepse jeton në rrugë, dhe nuk dua as ta gjykoj dhe as ta di, por admiroj respektin dhe dashurinë që ka për qentë e tij. Duke i parë kështu, duke pritur në portë, tregon se për ta është kujdesur më së miri. Ah, sikur të gjithë të ishin kështu”.
Lexo edheFëmijëve që e përdorin shumë telefonin u zvogëlohet inteligjenca, kujtesa dhe struktura e trurit
Infermierët kanë vendosur që të fusin në spital qentë dhe tu japin atyre ushqim
