Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar janë realizuar 158 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi ata kishin kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
Po ashtu janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërsa janë shqiptuar 5302 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 788 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radarë mobilë.