back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeJashari sqaron ‘fije për pe’ se si ndodhi rrahja në Kuvendin komunal...

Jashari sqaron ‘fije për pe’ se si ndodhi rrahja në Kuvendin komunal të Skenderajt

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në llogarinë Facebook ka sqaruar opinionin për gjithë atë që ka ndodhur sot gjatë kohës sa po miratohej buxheti, për tensionet dhe sulmet nga ana e asamblisit, Malsor Bejta.

I pari i Skenderajt madje ka shprehur keqardhje për Bejtën, për të cilin thotë se ai është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale.

Ky është postimi i plotë i Jasharit:

Të dashur qytetarë,

Sot u miratua buxheti zhvillimor i Komunës së Skenderajt, i cili u bë në bashkëpunim të plotë me qytetarë që kam takuar në çdo bashkësi lokale.
Edhe pse buxheti i Komunës u hartua bazuar në kërkesat e qytetarëve, kishte asamblistë të cilët nuk e përkrahen.

Ky është buxhet zhvillimor që planifikon investime në Parkun e Biznesit, në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe infrastrukturë të përgjithshme, është buxhet i të gjithë qytetarëve, dhe jo i një grupi të caktuar.

Grupacione të interesave të ngushta personale sot ishin organizuar që të pamundësojnë votimin e buxhetit zhvillimor, buxhetit të qytetarëve të Skenderajt.
Grupi i deputetëve të Sami Lushtakut, Musa Dervishit e Malosor Bejtes, pasi dështuan të bllokojnë punën time dhe të Ekzekutivit, dhe votimin e buxhetit të komunës se Skenderajt, përmes Malsor Bejtes, që është dorë e zgjatur e Sami Lushtaku, krijuan tensione në asamble, me ç’rast Malsor Bejta ka nxjerr një thikë për të sulmuar asamblistët dhe drejtorët.

Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë.

Ndiej keqardhje për sjelljen e asamblistit Bejta i cili aty është për të përfaqësuar qytetarët, jo për të mbrojtur me armë të ftoftë (thikë) interesat e grupacioneve të caktuara, të cilët janë të gatshëm të jenë çdo gjë për interesa personale, por jo edhe për ata qytetarë, prandaj nuk i pamë në ditën kur qytetarë të Drenicës bllokuan rrugët për të mos lejuar kalimin e Vuçiçit ne Drenicë.

Qytetarëve të Skenderajt iu urojmë votimin e buxhetit sipas kërkesës së tyre, ndërsa të gjithë atyre që mendojnë bllokimin e zhvillimit të Skenderajt, ju themi se janë të dështuar.

Ka kaluar koha kur buxhetin e ka orientuar një grup i caktuar, sot ai u miratua sipas kërkesave të qytetarëve, për të ju mundësuar dhe krijuar parakushte investitorëve të investojnë në komunën tonë, të cilëve për interesa individuale, klanore e grupore nuk iu është lejuar investimi në Skenderaj.
Prandaj për 20 vite nuk ka investitorë të huaj në Skenderaj, sot miratuam buxhetin i cili krijon parakushte për hapje të fabrikave në Skenderaj.
Urime, qytetarë të Skenderajt!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz