back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeThaçi: Garantoj që marrëveshja Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm me mbështetjen e...

Thaçi: Garantoj që marrëveshja Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm me mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se qëndrimi i SHBA-ve është mjaft i qartë sa i përket dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Te gjithë jemi për dialog, negociata dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila do të ishte obligim ligjor ndërkombëtar. Ne kemi prezantuar opinionet tona, qëndrimet tona, si dhe kemi kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë. Atëherë edhe skena politike kosovare do te jete unike”.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Thaçi ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë marrëveshje e cila gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe BE-së.

“Ajo çka mund të garantoj është se Kosova do të arrijë një marrëveshje me Serbinë vetëm nëse do ta ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe BE-së. Do të jetë një marrëveshje e koordinuar me partnerët që na ndihmuan në shpalljen e pavarësisë”.

Sa i përket mbajtjes se një referendumi për marrëveshjet përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Presidenti ka thënë se do të ndryshohen ligjet në mënyrë që të krijohet baza ligjore për mbajtjen e referendumit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz