BallinaLajmeJa ku gjendej presidenti Thaçi, kur u publikua lajmi për aktakuzën

Ja ku gjendej presidenti Thaçi, kur u publikua lajmi për aktakuzën

Të ngjajshme

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale...

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Kur u dha lajmi se Tribunali Special ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, ky tashmë ishte nisur për në Uashington.

Mësohet se Thaçi dhe ekipi i tij e kanë lëshuar vendin para rreth dy orësh, prej ku janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi është nisur për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun.

Presidenti ishte nisur në udhëtimin e tij, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz