BallinaLajmeJa cili është restaurant që u mbyll pasi helmoi dhjetëra dasmor (FOTO)

Ja cili është restaurant që u mbyll pasi helmoi dhjetëra dasmor (FOTO)

Të ngjajshme

Simulim në tru – trajtim i ri jep shpresë për fëmijët me autizëm

Një metodë e re stimulimi të trurit mund të...

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare...

Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa...

Menjëherë pas informacionit se janë helmuar 39 persona në një lokal dasme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar kushtet e rënda higjeno-sanitare në subjekt.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU-së së Elbasanit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant.

39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi, kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjieno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri), transmeton tch.

Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici,40 kokrra veze, 25 kg mish gici,5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës.

Për sa më sipër u mora masa administrative bllokim i menjëhershëm i aktivitetit deri në daljen e përgjigjes së analizave si dhe masë administrative me gjobë në vlerën 700.000 lekë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz