BallinaShowBiz“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin...

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

Të ngjajshme

Vendi në zgjedhje, Kurti emëron  Zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën,...

Fisnik Asllani në formacionin e sezonit të Bundesligës në EA Sports

Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë...

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Reperi i njohur Stresi rikthehet në qendër të vëmendjes me një reagim të drejtpërdrejtë ndaj brezit të ri të artistëve në skenën shqiptare. Përmes një postimi në Instastory, ku shfaqet përkrah Noizy, ai ka zgjedhur të komentojë me tone ironike deklaratat që, sipas tij, po qarkullojnë gjithnjë e më shpesh nga emrat e rinj të muzikës.

“Kam dëgjuar shumë artistë këtej andej ‘ne jemi brezi i ri, s’ka më të tjerë!!!’”, shkruan ai, duke nënvizuar se këto pretendime nuk i konsideron serioze përballë kontributit dhe historisë së tij dhe kolegëve në hip-hopin shqiptar.

Por pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendje vjen në fund të mesazhit. Me një dozë të fortë sarkazme, Stresi u “uron” suksese artistëve të rinj, duke i krahasuar me emra ndërkombëtarë si Drake dhe 50 Cent, por vendos edhe një “kusht” të qartë:

“Unë ju uroj suksese, inshalla bëheni si Drake, si 50 Cent… por kur të ndërrojmë jetë, atëherë jeni të lirë të merrni skenën.”

Me këtë deklaratë, reperi lë të kuptohet se, për sa kohë ai dhe emrat e mëdhenj të skenës janë ende aktivë, “froni” i repit shqiptar mbetet i paprekshëm, mirepo duke mos permendur emra te repereve te rinj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz