Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë të Bundesligës nga kompania EA Sports.
Sulmuesi kosovar është vlerësuar për paraqitjet e tij fantastike gjatë këtij sezoni, me skuadrën e Hoffenheim, duke qenë vendimtar në sukseset e skuadrës, shkruan IndeksOnline.
23-vjeçari është në mesin e futbollistëve më të mirë të kampionatit gjerman.
Pas rikthimit te Hoffenheim, Fisnik Asllani ka pasur një sezon fantastik, duke shënuar 10 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në Bundesligë./IndeksOnline/
