Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e paraqitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tre kongresistë amerikanë: Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler që mbështet anëtarësimin e Kosova në NATO.
Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake, thekson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është thelbësor për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Evropën Juglindore.
Në dokument po ashtu vlerësohet qeverisja demokratike e Kosovës, kontrolli civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike si argumente të forta për integrim në aleancë.
Në reagimin e tij, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-ve, duke theksuar se kjo përkrahje është kyçe për prosperitetin e Kosovës, sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
We are grateful for the continued and steadfast support of the US for our prosperity, the security of our country, and that of the entire region. https://t.co/lCMTfkNvYp
— Albin Kurti (@albinkurti) May 1, 2026
Qeveria e Kosovës e konsideron anëtarësimin në NATO si një nga prioritetet strategjike kryesore, duke e parë atë si garanci për paqe dhe siguri afatgjatë në vend dhe në Ballkanin Perëndimor.