back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më...

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne: Nënkalim, shesh i ri dhe më pak vetura në qendër

Të ngjajshme

IPK arreston një polic në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të...

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano shtrohet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili ka premtuar se zëri i ankesave të qytetarëve do të dëgjohet gjatë qeverisjes së tij nëse fiton besimin për katër vjetët e ardhshëm në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Gjatë shpalosjes së programit të tij në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, ai ka premtuar hapjen e sheshit “George Bush” me një shesh modern, nënkalim për vetura e hapësirë për këmbësorët dhe një zgjidhje për të zhbllokuar Prishtinën nga kaosi i kolonave të stërgjata.

Ismaili tha se zhbllokimi i trafikut do të ndodhë për 18 muaj, duke siguruar 100 autobusë të rinj, 60 semaforë të rinj dhe do të ndërtojnë parkingje në çdo hyrje të qytetit që të ulet fluksi i madh i veturave që hyjnë në kryeqytet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz