Ish-kryetari Malishevës, Isni Kilaj, duket se ende nuk shuar mllefin e humbjes në zgjedhet e fundit në Malishevë, ku pësoi humbje nga Ragip Begaj i NISMA-s.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thurur akuza të rënda për kryetarin e Malishëvës dhe për kryetarin e NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj.
Postimi i Kilajt:
Jo i nderuar Kryetar haxhi Ragipi! Reagimin që e bëre nuk ishte korrekt dhe njerzor, jo për përmbajtjen e tij por për atë që ti nuk ishe autor dhe pranove të postohej! Ky ishte shkrim i Fatmir Limajt. Por nejse prap nuk të fajsoj sepse fajtori jam unë që të ngrita këtu ku ishe dje sepse do mbeteshe në ish Jugosllavi! Nuk më ofenduan akuzat sepse disa nga to ishin të vërteta si ajo që unë erdha të punoj tek ju si ekonomost i diplomuar në kohë rekorde dhe me nota të mira. Ju atëbotē sundojshit Malishevën dhe ishit me kualifikim të mesëm. E kishit pushtetin. I pari që u largua nga puna nga masat e dhunshme serbe isha unë dhe disa shokë të mi por jo ti që u instalove me këto masa. Por prap ti falëm dhe të bëra me Gani Krasniqin komandant në Balincë dhe Bllacë por pyeti ushtarët tanë se a e kanë ndier ndonjëher erën e barotit të pushkës tënde? Kurr! Por nejse, edhe për pasurinë time gënjeve por ska gjë sepse të lejohet si haxhi që je! Janë organet shtetrore të Republikës që mundë të e vëryetojnë këte sepse populli e di ashtu siq e di edhe ti por që e shtrëmbron për të i hyrë në hatër shefit të ri Limaj. Malishevasit e dijnë që sje ashtu i ndershëm siq lutesh e proklamohesh. Pērfitues i këtij pushteti je që nga koha kur ke shkuar në Qabe me para të donatorëve e deri te jeta juaj luksuze që e bën sepse ke punësuar të gjithë djemtë dhe vajzat në këto institucione që po i shanë.Unë e di se ske pas qare por thirrja ime për qytetarët e Drenasit është edhe më e fortë dhe më bindëse: mos e votoni Nismën! Nëse dëshironi që për lider tuajin tē keni Fatmir Limajn ju keni zgjedhur njeriun që identifikohet me krimin në Kosovë! E gjithë Kosova e di që është njeriu më i korruptuar i politikës, njeriu më i kontestuar i luftës,njeriu që ka bërë emër në politikë dhe në luftë përmes propagandës Gebelsiane, përmes linqimit e dënimit të shokëve,përmes tradhtisë e shtypjes së zërave të kundërt në luftë e paqe, njeriu që sikurse serbët humbjen e propagandojnë si fitore ashtu siq bënë për zgjedhjet në Drenas. Llogaritni që Limaj e Shala akuzojnë të tjerët pēr korrupcion! Qesharake. Por dijene ju të “ndershmit” Nisma pas këtij reagimi do të flas me emra për përvetsimet dhe pasurinē e Limës, do të flas për luftën e tij të pandershme dhe të shokëve të tij.
Mos harroni ksajde jam!
Jufaleminderit të gjithë ndjekësve të mi në fb.