Irani i dërgon ofertë të re ShBA-ve, deklarohet Trump: Ata ofruan shumë, por jo mjaftueshëm
dp

Lexo edheSadiku për Kurtin: Manipulon, mashtron dhe tërhiqet, edhe me 90% të votave, viktimizohet – ti nuk meriton pushtet

Duke folur të shtunën para gazetarëve jashtë Air Force One, Trump bëri të ditur se kishte vendosur të mos dërgojë më një delegacion amerikan në Pakistan për raundin e ardhshëm të bisedimeve këtë fundjavë, pasi oferta fillestare e Iranit nuk përmbushte pritjet e tij, transmeton lajmi.net.
“Ata na dhanë një dokument që duhej të kishte qenë më i mirë dhe, interesant është se menjëherë pasi e anulova, brenda 10 minutash, morëm një dokument të ri që ishte shumë më i mirë”, deklaroi Trump.
Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se edhe oferta e përmirësuar nuk është ende në nivelin që kërkon Uashingtoni.

Lexo edheSadiku për Kurtin: Manipulon, mashtron dhe tërhiqet, edhe me 90% të votave, viktimizohet – ti nuk meriton pushtet
“Ata ofruan shumë, por jo mjaftueshëm”, shtoi ai.
Deklaratat e Trump sugjerojnë se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të hapura, por ende larg një marrëveshjeje përfundimtare, pavarësisht lëvizjeve të fundit diplomatike nga Teherani./lajmi.net/