IPK: Avokati Gazmend Halilaj u intervistua në cilësinë e të dyshuarit
Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave ka njoftuar se avokati Gazmend Halilaj, i cili e ka denoncuar në polici rastin e vajzës nga Drenasi (A.G) që dyshohet se u keqtrajtua sekaualisht nga një profesor dhe një polic hetues, është intervistuar sot nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.
“Avokati ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit”, tha IPK, transmeton Gazeta Express.
I njëjti është intervistuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ dhe “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.
“Intervistimi i avokatit Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar”, tha IPK.
Lexo edheDhurohen 300 libra për shkollën e Drenasit
Sipas autorizimit të prokurorit hetimi ndaj të njëjtit do të vazhdoj në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatën dërguar mediave.
Ndryshe, ndaj profesorit e policit është shqiptuar një muaj paraburgim si dhe ndaj mjekut ku vajza kreu abortin është shqiptuar arrest shtëpiak.














