back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIntervista me gazetarin Kelmendi, Thaçi thotë që s’ka hatermbetje me Amerikën

Intervista me gazetarin Kelmendi, Thaçi thotë që s’ka hatermbetje me Amerikën

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Autori dhe prezantuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka ndarë disa detaje interesante rreth intervistës ekskluzive me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e cila pritet të transmetohet së shpejti në Klan Kosova.

Në emisionin “Kosova Today”, Kelmendi theksoi se kjo intervistë do të jetë një prej më të veçantave, duke theksuar hapjen dhe qasjen e sinqertë të Thaçit.

 “Stoicizmi i tij i përhershëm, moslëkundja e tij përballë çdo sfide. Ka qëndruar përgjatë gjithë luftës, ka marrë pjesë në bisedimet kryesore për lirinë e Kosovës, ka pasur sfida, ka kaluar nëpër sulme politike dhe nuk është thyer. Edhe kësaj radhe e kam parë njëjtë. Thotë “mirë, nuk do të më mund askush në fuqinë time mendore, dhe jetën natyrisht mund të ma merr vetëm ai që ma ka dhënë”. Ka një forcë të brendshme që besoj se i ndihmon edhe të tjerët që mos ta përjetojnë me emocione pikëlluese vendndodhjen e tij. Optimist se gjithçka do të përfundojë si duhet”.

Tutje, Kelmendi zbuloi edhe përgjigjen e Thaçit kur e ka pyetur nëse ka hatërmbetje në Amerikë.

“Nuk ka hezituar të flasë hapur. Detajet do t’i zbulojmë me kohë. E kam pyetur edhe se a ka hatërmbetje edhe në Amerikë. Dhe ai “jo” thotë, do ta shohim se si e thotë këtë. Tregohet se kur e ka bërë edhe përkrahjen e Gjykatës Speciale, natyrisht se e ka menduar fatin e Kosovës dhe nuk është dashur ta mendojë fatin personal”, deklaroi gazetari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz