Pas Antonio Contes, Interi tashmë ka filluar punën në merkato. Sipas revistës turke “Boxer”, Interi është shumë pranë transferimit të mesfushorit me origjinë shqiptare Eljif Elmas.
19-vjeçari, i cili aktivizohet me Fenerbahçen, pritet t’i bashkohet zikaltërve në ditët e ardhshme, teksa operacioni do të kushtojë rreth 11 milionë euro.
Mësohet se klubi turk ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mesfushorit drejt Serisë A, teksa Elmas pritet të mbërrijë në Milano në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.