Gjini akuzon Kurtin: Institucionet që kontrollohen prej tij po e rrjepin popullin
dp

Lexo edheA do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

Duke folur në Debat Plus, Gjini ka deklaruar se qytetarët po paguajnë shumë më shtrenjtë energjinë.
Ai e cilësoi situatën si “brutalitet” dhe “maifozllëk”.
“E di një gjë, a është ETM, a NOA a Fuente, çfarë do emri munde me pas. E di që institucionet, të cilat i kontrollon me dorë të hekurit Albin Kurti janë duke e rrjep popullin e Kosovës. Herë me njërën, herë me tjetrën. Importi i energjisë kalon nëpër tela, ne po paguajmë trefishin e energjisë se dikush po i blen tekat më herët. Edhe se dikush po e di para KEK-ut e para ZRRE-së kur ka me u prish termocentrali. Ky është brutalitet, maifozllëk i përmasave që nuk i kemi parë kurrë në Kosovë, as nuk i kam imagjinuar. Kush i kontrollon krejt këto institucione, Albin Kurti. Krejt i kontrollon Albin Kurti”, ka deklaruar Gjini.

Lexo edheA do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?