BallinaLajmeLAJM I MIRË, këto 5 familje do të bëhen me shtëpi të...

LAJM I MIRË, këto 5 familje do të bëhen me shtëpi të reja (FOTO)

Të ngjajshme

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin 5 shtëpive të reja për familjet në nevojë, përcjell DrenicaPress

Sipas Jasharit, këto shtëpi do të ndërtohen në bashkëpunim mes Komunës së Skenderajt dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, që drejtohet nga humanisti Halil Kastrati.

Njoftimi i Jasharit në profilin e tij në Facebook:

Dita nis me vizita tek familjet që, megjithëse shumë miqësore, jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me atë çfarë pamë e gjetëm.

Megjithatë, dërguam lajme të mira tek Selman Azemi nga Açareva, Hatiqe Hoti nga Turiqeci, Halim Smakaj nga Kllodernica, Skender Kajtazi nga Vitaku dhe i riu Shkelzen Xheloshi nga Qubreli, që për rastësi me lajmin e mirë, datëlindja e tij e 11-të, po shënohet me lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë edhe për familjen e tij.

Bashkërisht me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ishim për vizitë tek secila këto 5 familje, për t’i njoftuar për një jetë të re që do të fillojë shumë shpejt.Për dijeninë e të gjithëve, këto familje absolutisht meritore për shtëpi të reja, janë përzgjedhur nga komisioni i Komunës, ndërkaq financimi i projektit do të bëhet nga buxheti i Komunës dhe “Jetimat e Ballkanit”.Përveç këtyre 5 shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që kemi ne si Komunë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.Faleminderit, humanistit Halil Kastrati dhe të gjithë donatorëve zemërmirë!
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
Fotografia e Bekim Hamëz Jashari
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz