Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici
dp

Lexo edheNderimet e glorifikimi i Mlladiqit, ambasadori serb në Londër thirret nga MPJ e Mbretërisë së Bashkuar

Sipas njoftimit, pas verifikimit të informacionit, njësitet policore, përfshirë edhe njësitin e hetimeve të Kaçanikut, kanë shkuar në lokacion dhe kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç).
“Gjatë kontaktit, i dyshuari ka pranuar se posedonte një armë zjarri dhe policia ka konfiskuar një armë pistoletë, së bashku me një fishek në karikator”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim dhe për rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Lexo edheNderimet e glorifikimi i Mlladiqit, ambasadori serb në Londër thirret nga MPJ e Mbretërisë së Bashkuar
Në fund thuhet se pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.