Vushtrria së shpejti nën vëzhgimin e kamerave, Komuna shpenzon afro 300 mijë euro
dp

Lexo edheZogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 295 mijë e 659 eurosh për furnizimin dhe montimin e kamerave për nevojat e komunës.
Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me “Furnizimin dhe montimin e kamerave për nevojat e Komunës së Vushtrrisë”, shkruan IndeksOnline.
Kontrata është nënshkruar më 2 shtator 2026, ndërsa operatori ekonomik fitues është grupi i operatorëve ekonomikë FARILO SH.P.K., ELRON SH.P.K. dhe SKYFTERAT – LIVE SH.P.K., me adresë në Ferizaj.
Në këtë procedurë të prokurimit janë pranuar gjithsej dy tenderë, prej të cilëve vetëm një është vlerësuar si i përgjegjshëm.

Lexo edheZogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 297 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë për 295,659 euro.
Sipas dokumentit, bëhet fjalë për një kontratë publike kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar në 36 muaj.
Njoftimi për këtë kontratë është përgatitur më 7 shtator 2026, ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 9 qershor 2026./IndeksOnline/