“Tri herë në takim u thashë se…” – Haziri zbulon se e kishte paralajmëruar disa herë Abdixhikun se propozimi i Sejdiut do të dështoj
dp

Lexo edheKonfiskohen gjashtë automjete në Ferizaj, dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka thënë se në takimet me deputetë ka ngritur çështjen e mbështetjes për Sejdiun dhe se tri herë ka marrë përgjigje se kandidatura e tij nuk pranohet.
“Unë e kam ditë edhe e kam thanë, jo një herë, tri herë e kam thanë. Unë e kam thanë që propozimi i Bekim Sejdiut për LDK-në është me vlerë, por impakti që ai e ka bërë me besim, me kredibilitet. LDK-ja e ka zbatu vendimin”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka theksuar se qëllimi i LDK-së është të arrihet uniteti i deputetëve për zgjedhjen e presidentit, duke kërkuar mbështetje edhe përtej grupit parlamentar të LVV-së dhe LDK-së.
“Qëllimi është me arrit unitetin dhe përtej LVV-së e LDK-së me marrë edhe të PDK-së e të Aleancës”, ka thënë Haziri.
Haziri ka treguar se gjatë bisedave me deputetë ka pyetur drejtpërdrejt nëse do ta votonin kandidaturën e Sejdiut.

Lexo edheKonfiskohen gjashtë automjete në Ferizaj, dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion
“Ata që kam bisedu kanë thanë jo. I kam pyet: a e votoni? Kanë thanë jo”, është shprehur ai.
Ai ka lënë të kuptohet se, pavarësisht vlerësimit që LDK-ja mund t’i bëjë një kandidature, për zgjedhjen e presidentit është i nevojshëm një konsensus më i gjerë mes deputetëve.
Deklaratat e Hazirit vijnë në kuadër të përpjekjeve për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.