Konfiskohen gjashtë automjete në Ferizaj, dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion
dp

Lexo edheSenatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza: Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Ferizaj në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, me qëllim parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga njësitet policore, janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacionin e nevojshëm.
Për rastet janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, të cilët do të ndërmarrin veprimet e mëtejshme në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, është konfiskuar edhe masa drusore që dyshohet se po transportohej në mënyrë të kundërligjshme.

Lexo edheSenatorja amerikane përshëndet vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar misionit në Gaza: Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes
Policia ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative për mbrojtjen e pyjeve dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
Mbrojtja e pasurisë pyjore dhe natyrore, sipas policisë, mbetet një nga prioritetet e institucioneve të sigurisë./IndeksOnline/