Instituti Sizmologjik jep detaje për tërmetin që goditi Kosovën
BILLI

Lexo edhe“Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”, njohësit e politikës komentojnë tensionet në LDK

Drejtori i këtij instituti, Shemsi Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lëkundjet saktësisht janë ndjerë rreth orës 16:46.
Ai ka thënë se magnitude ka qenë 2.7 shkallë të rihterit.
Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar, dhe është ndjerë dukshëm në rajonin e Gjilanit.
Postimi i plotë:
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Lexo edhe“Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”, njohësit e politikës komentojnë tensionet në LDK
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.
Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit.