Inspektorët e Skenderajt mbyllin një lokal
03

Lexo edheReperi i njohur mbrëmë në Baicë të Drenasit, ndezi atmosferën me këngë patriotike (Foto/Video)

Inspektorët e Skenderajt mbyllin një lokal, lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Komunës së Skenderajt ku shkruan:
Inspektorët e Komunës së Skenderajt të premten kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e një lokali afaristë brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.
Këtë veprim ligjor, inspektorat komunal e bënë pasi që pronari i lokalit “LIPS” nuk kishte përmbushur detyrimet e kontratës dhe të njëjtit i kishte skaduar afati i paraparë në kontratë.

Lexo edheReperi i njohur mbrëmë në Baicë të Drenasit, ndezi atmosferën me këngë patriotike (Foto/Video)
Këto veprime po ndërmirren nga komuna mbi parimin barazia para ligjit dhe askush mbi ligjin.
Në këtë aksion inspektorët komunal u asistuan nga Policia e Republikë së Kosovës.