Imer Deliu flet për vrasjen e tre fëmijëve të tij nga serbët në masakrën e Abrisë
Imer Deliu, nga Abria e Epërme e Drenasit, ka folur për vrasjen e tre fëmijëve të tij nga serbët në masakrën e Abrisë gjatë luftës.
Ai ka treguar, në emisionin Frontal, në televizionin T7, momentin kur ka gjetur trupat e pajetë të familjes së tij të ngushtë – fëmijëve, gruas, nënës dhe pjesëtarëve të tjerë.
Ai ka kujtuar se kur ka gjetur trupin e djalit të tij dhjetëvjeçar, ora në dorën e tij ende ishte duke punuar.
“Unë i jam betuar djalit për orën, por s’e kam mbajtur atë betim, se ora është djegur. Ka qenë shi, mjegull, kam qenë në presion. Unë i jam betuar që do t’ia ruaj djalit orën, por ajo më është djegur në luftë”, ka thënë Deliu.

Lexo edheRamiz Lladrovci flet pas intervistimit nga Specialja
Megjithatë, si kujtim, Deliu nga djali i tij ruan disa gjëra që i kanë mbetur.
“E kam ruajtur sajën, tërfurkun e vogël që e merrte kur vinte të na ndihmonte”, ka thënë Deliu, i ftuar në Frontal për të folur për Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.














