Policia e Kosovës për një vit është sfiduar seriozisht në dy-tri raste të cilat i ka kaluar me sukses. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në ceremoninë përmbyllëse të vitit 2016 nga Policia e Kosovës. Ai thotë se do të ishte spektakulare nëse nuk rendisim ndonjë të metë që ka përcjellë policinë.
“Ka pasur ndonjë të metë, pjesëtar që jo gjithmonë ka qenë në nivel të policit siç i ka hije. Eprorët po bëjnë veprime që të mos lejojnë individë për të sfiduar imazhin e policëve. Ky është vlerësim i institucioneve ndërkombëtare vëzhguese të policëve. Duhet përmendur vlerësimi i atij që vlerësoi Policinë e Kosovës më të mirën në rajon”, ka thënë Hyseni.
Ai thotë se është moment solemn kur do të vlerësojmë punën e policëve dhe kur duhet te betohemi se do të jemi gardianë të mbrojtjes së ligjit.
“Ne do të mbesim të përkushtuar që të mos lejojmë askë të marrë ligjin në duar sepse aty ku lejohet hierarkia ai vend e sfidon lirinë e vet. Kosova nuk e ka përmbyllur ende procesin e shtetndërtimit”, ka thënë ai.
Hyseni ka përgëzuar policinë për punën e madhe që ka bërë gjatë vitit, uroj që në 2017 të keni mirëqenie dhe vitin që po hyjmë të mos përballemi me sfida të vështira. Keni bë punën të shkëlqyeshme kundër terrorizmit luftimit të të gjitha llojeve të krimit, uroj të keni më pak punë në 2017-n dhe më shumë kohë për vete e familje të cilëve ndonjëherë u keni munguar por të jeni të sigurt që ia ka vlejtur”, ka deklaruar ministri Hyseni.
Ministri Hyseni nuk ka folur për dhjetra policë të arrestuar nw Mitrovicë për korrupsion!