BallinaLajmeHoxhaj: VV e LDK kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë

Hoxhaj: VV e LDK kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar mosmarrëveshjet që po ndodhin në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin e qeverisë, ku ka thënë se në mes tyre, përpos mosbesimit, ka edhe një kulturë të ikjes nga përgjegjësia.

Hoxhaj, në televizionin Klan të Maqedonisë Veriore, ka thënë se ngërçi i krijimit të qeverisë në Kosovë po vjen nga partia e parë dhe e dytë, të cilët po kanë një kulturë të ikjes së përgjegjësisë.

“Përpos mosbesimit që kanë partitë që po negociojnë për krijimin e qeverisë, kanë edhe një kulturë të ikjes së përgjegjësisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për të shkuar sërish në zgjedhje.

“Nuk kemi shkuar në zgjedhje më 6 tetor që të ketë tash sërish zgjedhje. Vendin e presin tema të shpejta, përpos atyre temave të mëdha. Ndër to është edhe miratimi i buxhetit, e që nga 1 marsi mund të hyjmë në krizë të plotë financiare”, ka thënë Hoxhaj.

Ai gjithashtu, tha se përgjegjësia kryesore për krijimin e qeverisë është e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz