Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje

Një rast i veprës penale ‘vjedhje’ është raportuar gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, ku si rezultat i informacionit të pranuar dhe një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre persona të dyshuar në kryerje të veprës penale ‘vjedhje’.
Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘Gëzim Rama’’ në Vushtrri, tre të dyshuarit në bashkëveprim, në objektin e vjetër të gjykatës kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’, me ç’rast nga hapësirat e objektit kanë vjedhur pjesë të ndryshme të metalit.
Materialet e vjedhura dhe veglat me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale.

Lexo edheHaradinaj zbulon detaje nga darka në shtëpinë e Thaçit
Ndërsa pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.














